Politike

Berisha: Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët! Silleni Palloshin këtu!

Sipas tij , nuk mund të ketë seancë parlamentare nëse figura e Agasit dhe Ballukut mbrohen nga pozita.

18 Dhjetor 2025, 10:33 Nga D.S
Berisha: Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët! Silleni Palloshin
Kuvend

TIRANË- Në kuvendin e Shqipërisë vijon situata e tensionuar nga debatet. Kreu i Partisë Demokatike, Sali Berisha, u bën thirrje qeverisë Rama të sjellin Ballukun.  Sipas tij , nuk mund të ketë seancë parlamentare nëse figura e Agasit dhe Ballukut mbrohen nga pozita. Duke i cilësuar si 'kriminelë', Berisha insiston që ata të sillen përpara ligjit. 

"Silleni Lubinë këtu, sill hajduten këtu. Sill Palloshin këtu! Silleni hajdutin këtu. Sill pengmarrësin Agasin këtu. Parlament nuk ka më. Po nuk sollët Agasin dhe Lubinë, parlament nuk ka më. Mos mbroni krimnelët. Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët. Ose Lubia dhe Agasi para ligjit, ose parlament nuk ka. Ku është Lubia? Sill Lubinë këtu. Sill Agasin. E sheh, vjen me të bardha si në dasëm kjo, kjo feston, po parlament nuk ka pa ardhur Belinda këtu," tha Berisha./Dosja.al

kuven d sali berisha

Sondazh

Poll