Politike

Kërkon heqjen e masave, avokati i Belinda Ballukut shkon në Apelin e GJKKO

Sot do të mbahet seanca në Apelin e GJKKO në lidhje me masën e sigurisë që shkalla e parë ka vendosur ndaj Ballukut.

18 Dhjetor 2025, 10:47 Nga I.A
Kërkon heqjen e masave, avokati i Belinda Ballukut shkon në Apelin e
Avokati i Ballukut

TIRANË- Avokati i zv.kryeministres Belinda Balluku ka shkuar në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme. Sot do të mbahet seanca në Apelin e GJKKO në lidhje me masën e sigurisë që shkalla e parë ka vendosur ndaj Ballukut. Zv.kryeministrja ka kërkuar nga Apeli heqjen e masave të sigurisë. 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

belinda balluku

Sondazh

Poll