Politike

Ministri Salla inauguron tregun e ri në Mallakastër: Krijon kushte për tregtimin e produkteve vendase duke shmangur shitjen ambulante 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salla shkruan se të të pranishëm në aktivitet ishin Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, si dhe deputeti i zonës, Klevis Jahaj.

17 Dhjetor 2025, 20:03 Nga E.d
Ministri Salla inauguron tregun e ri në Mallakastër: Krijon kushte
Andis Salla

MALLAKASTËR- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në Mallakastër në inaugurimin e tregut të shpendëve të gjalla dhe vajit të ullirit, një investim i Bashkisë Mallakastër në shërbim të fermerëve zonës dhe jo vetëm. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salla shkruan se të të pranishëm në aktivitet ishin Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, si dhe deputeti i zonës, Klevis Jahaj.

Gjatë inaugurimit, Ministri Salla theksoi se ky treg, i hapur për herë të parë, krijon kushte të përshtatshme për tregtimin e produkteve vendase, veçanërisht gjatë periudhës festive, duke shmangur shitjen ambulante dhe duke garantuar standarde më të mira tregtimi për fermerët dhe konsumatorët. Sipas tij, këto hapësira janë thelbësore për forcimin e tregjeve lokale dhe për rritjen e vlerës së produkteve Made in Albania.

Ministri Salla vlerësoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të një marke shqiptare për ullirin Kalinjot të Mallakastrës, duke e cilësuar atë si një model bashkëpunimi mes pushtetit vendor dhe fermerëve. Ai u shpreh se ky model “forcon ekonominë rurale, kapërcen prodhimin individual dhe garanton akses më të madh në financim, tregje dhe të ardhura të qëndrueshme për fermerët”.

Gjithashtu, Salla theksoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbështet këtë qasje përmes politikave që synojnë forcimin e tregjeve lokale, zhvillimin e zinxhirit të shkurtër të furnizimit dhe afrimin e fermerit më pranë konsumatorit, si pjesë e vizionit për një bujqësi konkurruese dhe të qëndrueshme.

Në përmbyllje, Salla përcolli një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët: “Në këto ditë festash, zgjidhni të blini shqip dhe të hani shqip, duke mbështetur familjet fermere të zonës dhe produktet autentike shqiptare, sepse ekonomia vendase forcohet aty ku prodhimi vlerësohet”.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Qerim Ismailaj dhe Deputetin Klevis Jahaj inauguruam sot tregun e shpendëve të gjalla dhe vajit të ullirit, një investim i Bashkisë Mallakastër në shërbim të fermerëve të zonës dhe jo vetëm. Ky treg, i hapur për herë të parë, krijon kushte të përshtatshme për tregtimin e produkteve , veçanërisht në këtë periudhë festive, duke shmangur shitjen ambulante dhe duke garantuar standarde më të mira tregtimi.

Krijimi i një marke shqiptare për ullirin Kalinjot të Mallakastrës përfaqëson një model bashkëpunimi mes pushtetit vendor dhe fermerëve , që forcon ekonominë rurale, kapërcen prodhimin individual dhe garanton akses më të madh në financim, tregje dhe të ardhura të qëndrueshme për fermerët. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e mbështet këtë qasje përmes politikave që forcojnë tregjet lokale, zhvillojnë zinxhirin e shkurtër të furnizimit dhe e afrojnë fermerin më pranë konsumatorit. Me një ftesë për të gjithë qytetarët, në këto ditë festash zgjidhni të “blini shqip dhe të hani shqip”, duke mbështetur familjet fermere të zonës dhe produktet autentike shqiptare, sepse ekonomia vendase forcohet aty ku prodhimi vlerësohet./Dosja.al

andis salla mallakaster klevis jahaj

Sondazh

Poll