Politike

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel/ Rama takon nënpresidenten e KE Kaja Kallas

Gjatë këtij eventi, Rama ka takuar nënpresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

17 Dhjetor 2025, 16:00 Nga E.d
Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel/ Rama
Foto ilustruse

BRUKSEL- Kryeminstri i vendit, Edi Rama ndodhet në Bruksel, për të përfaqësuar Shqipërinë në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij eventi, Rama ka takuar nënpresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas. Kryeministri ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook, krah Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kallas.

“Samiti BE – Ballkani Perëndimor! Bruksel, me Kaja Kallas, Zëvendëspresidente e Komisionit Europian”, shkruan Rama.

Ky samiti ka si qëllim të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fokusi qëndron në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për thellimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Kjo në funksion të integrimit europian, stabilitetit dhe sigurisë./Dosja.al

be edi rama kaja kallas

Sondazh

Poll