Politike

Zgjedhjet e 11 majit! Berisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje, por farsë për shkak të parave, kanabisit dhe përdorimit të bandave

Gjatë fjalës së tij në mbledhjes së Këshillit Kombëtar demokrat, Berisha u shpreh se qeveria organizoi në kundërshtim me ligjin, duke shpenzuar dhe organizuar 4533 aktivitete, përfshirë ditën e votimit me 7 mln euro Giro D’Italia.

17 Dhjetor 2025, 17:44 Nga E.d

Zgjedhjet e 11 majit! Berisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje, por farsë

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por farsë për shkak të parave, kanabisit dhe përdorimit të bandave. Gjatë fjalës së tij në mbledhjes së Këshillit Kombëtar demokrat, Berisha u shpreh se qeveria organizoi në kundërshtim me ligjin, duke shpenzuar dhe organizuar 4533 aktivitete, përfshirë ditën e votimit me 7 mln euro Giro D’Italia.

Kryedemokrati tha se qeveria licensoi gjatë zgjedhjeve, mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis nga 200 hektarë që parashikon ligji. Në fund, Berisha tha se Edi Rama s’i fitoi kurrë zgjedhjet, dhe se PD do ishte në pushtet nëse nuk do përdoreshin 2 mld euro dy ditë para zgjedhjeve.

BERISHA: Ca të tjerë në mungesë të kulturës elektorale apo shkaqe të tjera, që mendojnë ndryshe, u them prapë, se në rast se qeveria organizon në kundërshtim me ligjin, duke shpenzuar dhe organizon 4533 aktivitete, përfshi ditën e votimit me 7 mln euro Giro D’Italia, ajo nuk zhvillon zgjedhje, por farsë, e shkel parimet themelore ndërkombëtare për zgjedhje të drejta.

Nëse qeveria u dhuron 65% të zgjedhësve 100 euro bonus, ato nuk janë zgjedhje, por farsë. Në rast se qeveria fal dy ditë para zgjedhjeve 2 mld euro dhe kamata, ato që unë i quaja 200 mln provohen të jenë 2 mld, ku janë 200 mijë biznese, nga të cilat 84 mijë aktive, ato nuk janë zgjedhje, por farsë. Në rast se qeveria licencon mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis nga 200 hektarë që parashikon ligji, e kjo para zgjedhjeve, kjo është farsë dhe vetëm kjo mjafton. Nëse qeveria angazhon si agjentë elektoralë administratën shtetërore, logjistikën e saj, mjetet, fuqinë ekzekutive të saj, ato nuk janë zgjedhje, por farsë.

Në rast se ndonjë njeri mendon se Rama fitoi zgjedhjet, është i mashtruar dhe mashtron veten. Nëse përdor bandat më të rrezikshme të Evropës, si Troplinët e Durrësit, Xhabaftët e Vorës, Bajrat e Shkodrës, Çelët e Elbasanit, Bandën e Lushnjës dhe u jep listën atyre, ato nuk janë zgjedhje, por farsë. Edi Rama s’i fitoi kurrë zgjedhjet, PD do ishte në pushtet nëse nuk do përdoreshin 2 mld euro dy ditë para zgjedhjeve dhe bandat për të terrorizuar qytetarët. aNe jemi opozitë dhe s’mund t’i përdorim dot këto ofrime, nuk i japim dot ato ne. Ndaj e kisha thënë se me Ramën zgjedhje nuk ka./Dosja.al

sali berisha opozita zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll