Aktualitet

Tensione në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD! Organizator i takimeve të Salianjit, Dritan Burgia largohet nga salla: Ne vijmë të flasim, ju thoni...

Burime për mediat nga brenda mbledhjes raportojnë se vendimi i tij erdhi pas kufizimit të diskutimeve vetëm te temat e protestave, duke penguar trajtimin e çështjeve të tjera brenda forumit të lartë të partisë.

17 Dhjetor 2025, 19:16 Nga M.L
Tensione në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD!
Foto ilustruese

TIRANA- Anëtari i Kryesisë së PD, Dritan Burgia, është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Burime për mediat nga brenda mbledhjes raportojnë se vendimi i tij erdhi pas kufizimit të diskutimeve vetëm te temat e protestave, duke penguar trajtimin e çështjeve të tjera brenda forumit të lartë të partisë. Burgia është një nga organizatorët e takimit të parë të Ervin Salianjit në Durrës, i cili synonte riorganizimin dhe rienergjizimin e PD-së.

Ne vijmë të flasim në forume, ju thoni nuk lejohet të flasim për asgjë veç protestës”, është shprehur anëtari i kryesisë së PD.

Ai ka qenë gjithashtu objekt kritike më parë në mbledhjen e Kryesisë, ku u akuzua për bashkëpunim me PS-në. Largimi i tij nga sot tregon tensionet e brendshme dhe debatet mbi mënyrën e menaxhimit të çështjeve të partisë./ Dosja.al

mbledhja e këshillit kombëtar të pd

Sondazh

Poll