Aktualitet

ALARMANTE në Sarandë! Fëmijët gjejnë një pistoletë në zemër të qytetit, arma ishte futur në një çantë dore, policia blindon zonën

Sipas informacionit paraprak, arma ishte e futur brenda një çante dore. Pas njoftimit, forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, rrethuan zonën dhe sekuestruan armën si provë materiale.

17 Dhjetor 2025, 17:37 Nga M.L

ALARMANTE në Sarandë! Fëmijët gjejnë një

SARANDA- Një armë zjarri është gjetur sot pranë qendrës së Sarandës, duke alarmuar banorët e zonës. Pistoleta e tipit “TT” është zbuluar nga tre fëmijë të mitur që po luanin në vendin e njohur si “15 katëshi”, në rrugën “Onhezmi”.

Sipas informacionit paraprak, arma ishte e futur brenda një çante dore. Pas njoftimit, forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, rrethuan zonën dhe sekuestruan armën si provë materiale.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar personin që ka hedhur armën në rrugë dhe po kryhen verifikime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

saranda

Sondazh

Poll