Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Milot! Kamionçina merr përpara të moshuarën, blutë shoqërojnë shoferin

Si pasojë e përplasjes, e moshuara u plagos dhe u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor.

17 Dhjetor 2025, 18:24 Nga M.L
Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Milot!
Foto nga vendngjarja

LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës, ku një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar që po tentonte të kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara u plagos dhe u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

aksident ne aksin lezhe-milot

Sondazh

Poll