Aktualitet

EMRI-FOTO/ Tentuan të fshiheshin në kamion për në Angli, policia u "prish" planin 6 personave! Kontrabandisti shqiptar në pranga, i sekuestrohen dhjetëra doza kokaine

Ibrahim Sollaku, 33 vjeç, banues në Southampton, u arrestua më 5 nëntor në Bournemouth, pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve britanike dhe atyre belge.

16 Dhjetor 2025, 22:10 Nga M.L
EMRI-FOTO/ Tentuan të fshiheshin në kamion për në Angli,
Ibrahim Sollaku

ANGLI- Një shtetas shqiptar është deklaruar fajtor në Mbretërinë e Bashkuar për përfshirje në një skemë të kontrabandimit të emigrantëve dhe për veprimtari të lidhur me trafikun e drogës.

Ibrahim Sollaku, 33 vjeç, banues në Southampton, u arrestua më 5 nëntor në Bournemouth, pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve britanike dhe atyre belge. Hetimi zbuloi se ai kishte tentuar të lehtësonte hyrjen e paligjshme të pesë shtetasve shqiptarë në Britani, të fshehur në një kamion.

Në të njëjtën kohë, në Belgjikë u ndalua një tjetër person i dyshuar, ndërsa pesë shqiptarët që synonin të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar u kapën nga autoritetet lokale.

Gjatë paraqitjes në Gjykatën e Kurorës në Winchester, Sollaku pranoi akuzën për komplot për ndihmë në emigracion të paligjshëm, si edhe posedim të lëndëve narkotike të klasit A me qëllim shpërndarjeje. Vendimi për dënimin e tij pritet të jepet më 15 janar.

Sipas Njësisë Rajonale për Krimin e Organizuar në Jugperëndim (SWROCU), gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan mbi 90 doza kokaine, të destinuara për tregun e rrugës. Autoritetet theksuan se raste të tilla tregojnë lidhjen e fortë mes kontrabandës së emigrantëve dhe krimit të organizuar, veçanërisht trafikut të drogës.

Ndërkohë, një burrë 55-vjeçar nga Bournemouth, i arrestuar në të njëjtin operacion, ndodhet aktualisht në liri me kusht, ndërsa hetimet vijojnë./ Dosja.al

ibrahim sollaku

Sondazh

Poll