Aktualitet

Migracionin dhe menaxhimi i kufijve ka bërë progres! Këshilli Evropian: Duhet përmirësim në procedurat e pritjes së azilit dhe politikën e vizave të BE-së 

Lidhur me kriteret ekonomike, Këshilli thotë se vendi duhet të intensifikojë përpjekjet për të avancuar në kapacitetin e saj për t'u përballur me presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së. 

16 Dhjetor 2025, 20:27 Nga E.d
Migracionin dhe menaxhimi i kufijve ka bërë
Foto ilustruse

BRUKSEL- Këshilli i Evropës ka vlerësuar progresin e bërë në migracionin dhe menaxhimin e kufijve. Në një deklaratë të publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, nënvizon rëndësinë e progresit të mëtejshëm në përmirësimin e sistemeve dhe procedurave të pritjes së azilit, në Shqipëri si dhe harmonizimin e shpejtë me politikën e vizave të BE-së.

Lidhur me kriteret ekonomike, Këshilli thotë se vendi duhet të intensifikojë përpjekjet për të avancuar në kapacitetin e saj për t'u përballur me presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së. 

E PLOTË:

Këshilli njeh progresin e bërë në migracionin dhe menaxhimin e kufijve, ndërsa nënvizon rëndësinë e progresit të mëtejshëm në përmirësimin e sistemeve dhe procedurave të pritjes së azilit, si dhe harmonizimin e shpejtë dhe të plotë me politikën e vizave të BE-së.

17. Lidhur me kriteret ekonomike, Këshilli mirëpret nivelin e mirë të përgatitjes së Shqipërisë në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale. Ai inkurajon Shqipërinë të intensifikojë përpjekjet për të avancuar në kapacitetin e saj për t'u përballur me presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së dhe për të zbatuar reformat e nevojshme strukturore në një mënyrë të qëndrueshme./Dosja.al

këshilli i evropës shqipëri migracioni

Sondazh

Poll