Aktualitet

Ndotje mjedisore dhe përpunim i paligjshëm mbetjesh/ Gjykata kërkon kohë për marrjen e vendimit ndaj dosjes “Metalurgjiku”

Bëhet me dije se njërit prej 16 të arrestuarve, do ti komunikohet masa e sigurisë në ambientet e spitalit, ku është shtruar për shkak të një problemi shëndetësor me zemrën. 

16 Dhjetor 2025, 18:53 Nga E.d
Ndotje mjedisore dhe përpunim i paligjshëm mbetjesh/ Gjykata
Foto ilustruse

ELBASAN- Seanca gjyqësore për 16 të arrestuarit, në kuadër të operacionit "Metalurgjiku" ka përfunduar. Kjo seancë u zhvillua me dyer të mbyllura. Pas katër orësh shqyrtim, gjyqtari i çështjes Denis Frroku, ka kërkuar kohë për marrjen e vendimit përfundimtar në lidhje me këtë hetim. Bëhet me dije se njërit prej 16 të arrestuarve, do ti komunikohet masa e sigurisë në ambientet e spitalit, ku është shtruar për shkak të një problemi shëndetësor me zemrën. 

Objekti i kësaj seance gjyqësore ishte “Vlerësim arresti/ndalimi dhe caktim mase sigurimi” ndaj 16 të arrestuarve. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar shtatë shqiptarë, të cilët janë: Jakup Karaj, Ismail Dybeli, Dorian Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdia, Elton Beqi dhe Elis Flaga. Në prangat e policisë kanë rënë edhe nëntë shtetas të huaj, të cilët janë: Junceol Chung Biz, Rashul Pal, Stjuent Pal, Prakash Kadel, Muna Sung, Rajesh Kumarjadav,m Autia Rai, Rahul Pal dhe Dheraj Kumar.

Ndërsa në kërkim nga policia janë shpallur Bujar Zogu, Dritan Konica, Fejzo Meçaj, Ilir Londo, Gjergj Bezati, Agron Shpallo dhe Serafin Orgoça. Nën hetim janë subjektet CCALB sh.p.k dhe GSA Ferrokrom sh.p.k., të cilat dyshohen se kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit.

Nga inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka rezultuar se këto dy kompani kanë shkelur rëndë legjislacionin mjedisor, kanë ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, nuk kanë respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe kryer përpunim të paligjshëm të mbetjeve të baterive.

Seanca është vendosur të mbahet me dyer të mbyllura. Kjo për shkak të hetimeve të thelluara në vijim. Në kuadër të kësaj janë sekuestruar pajisje elektronike, celularë dhe sisteme DVR. Objektet e sekuestruara do të përdoren si prova materiale në funksion të hetimit./Dosja.al

elbasan gjykata metalurgjiku

Sondazh

Poll