Sport

Synimi i vetëm - Kupa e Botës 2026! Neymar merr vendimin për të ardhmen e tij…

Marrëveshja për rinovimin e kontratës me Santos është rënë dakort për deri në verën e vitit 2026.

16 Dhjetor 2025, 15:35 Nga DOSJA

Synimi i vetëm - Kupa e Botës 2026! Neymar merr vendimin për

BRAZIL - Neymar padiksutim është një nga futbollistët më fatkeq. Kjo pasi sulmuesi gjithmonë në momentet e tij më të mira në karrierë, ka pësuar dëmtime që e kanë mbajtur larg fushave me muaj të tërë, duke ndikur kështu edhe në formën e tij fizike.

Por tashmë duket se ka gjetur vazhdimësinë dhe te skuadra braziliane e Santosit po mendojnë t’i ofrojnë zgjatjen e kontratës. Një vendim që padiksutim kënaq edhe ish-in e Barçës, i cili synon Kupën e Botës 2026.

Neymar me dëshirën për të qenë protagonist me Brazilin në Kupën e Botës 2026, ylli brazilian do të ketë një rinovim i kontratës që të luajë sa më shumë me Santos për të arritur edhe formën e tij më të mirë.

Marrëveshja e palëve për rinovimin e kontratës është rënë dakort për deri në verën e vitit 2026. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri atëherë.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll