Sport

Sot, FIFA jep çmimet “The Best”!

FIFA do të shpallë “The Best” e vitit në një ceremoni që do të mbahet sot në mbrëmje prej orës 18:00 në Doha.

16 Dhjetor 2025, 15:05 Nga DOSJA

Sot, FIFA jep çmimet “The Best”!

KATAR - Fituesi i “Topit të Artë” 2025, Ousmane Dembélé, është në garë edhe për çmimin “The Best - FIFA”.

Futbollisti i Paris Saint-Germain është pjesë e listës ku janë edhe emra si Harry Kane, Kylian Mbappé apo edhe i riu Lamine Yamal.

Në kategorinë e trajnerëve janë Luis Enrique, Hansi Flick apo Roberto Martinez. Vlerësime do të ketë për portierin “The Best”, ekipin ideal, golin më të bukur të votuar nga tifozët, pa harruar edhe çmime të shumta në futbollin e femrave.

Vlerësimet për këto çmime jepen nga kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve, por te goli më i bukur përfshihen tifozët.

Çmimet “FIFA The best” të vitit jepen prej vitit 2016, ku Lionel Messi është ai që e ka marrë më shumë trofeun e Lojtarit më të Mirë, tre herë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll