Sport

Lajme “të mira” për mesfushorin kuqezi Medon Berisha, Lecce njofton se rezonanca tregon vetëm një tërheqje të gradës së dytë...

Qetësi pas këtij lajmi, pasi në momentin e parë u duk se kishim të bënim me një dëmtim të rëndë, kur ai doli nga fusha me barrelë.

16 Dhjetor 2025, 15:23 Nga DOSJA

Lajme “të mira” për mesfushorin kuqezi Medon Berisha,

ITALI - Klubi i Lecce-s ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me gjendjen shëndetësore të mesfushorit Medon Berisha, i cili u detyrua të lindte me barrelë fushën gjatë ndeshjes kundër Pisa. Nuk ka alarm për futbollistin e Kombëtares, të cilit do t’i duhet vetëm deri në një muaj e gjysmë për t’u rikuperuar.

“Lecce bën me dije se futbollisti Medon Berisha, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen Lecce-Pisa, ka kryer këtë mëngjes rezonancën magnetike, që ka treguar një tërheqje të gradës së dytë në kofshën e djathtë”,- shkruhet në njoftimin e klubi italian.

Për rikuperimin e dëmtimeve të tilla duhen zakonisht nga 3 deri në 6 javë. Mesfushorit të Kombëtares shqiptare do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave në rastin më të keq një muaj e gjysmë. Qetësi pas këtij lajmi, pasi në momentin e parë u duk se kishim të bënim me një dëmtim të rëndë, kur ai doli nga fusha me barrelë.

Medon Berisha po kalonte një formë shumë të mirë në kampionatin italian, me gola dhe asiste, që e kishin shpallur disa herë si lojtarin më të mirë të ndeshjes. Trajneri Sylvinho mund të rrijë i qetë, pasi do ta ketë të gatshëm këtë lojtar për sfida e marsit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll