Sport

Të rinjtë e Man.United 'sulmojnë' Ruben Amorimin... por më pas i fshijnë postimet!

Harry Amass dhe Chido Obi i lanë 'mesazhe delikate' trajnerit portugez në rrjetet sociale.

16 Dhjetor 2025, 13:22 Nga DOSJA

Të rinjtë e Man.United 'sulmojnë' Ruben Amorimin... por


ANGLI -
Ruben Amorim u përball së fundmi me faktin, që në ndeshjet e fundit nuk po përdor disa nga lojtarët e rinj që kishin debutuar tashmë për ekipin e parë, konkretisht tre raste: Harry Amass, Chido Obi dhe Kobbie Mainoo.

Ky i fundit (ende) nuk ka komentuar, por dy të tjerët kanë lënë mesazhe indirekte drejtuar trajnerit të Manchester United në rrjetet sociale.

Nëpërmjet story-ve të tij në Instagram, Harry Amass, një mbrojtës i majtë 20-vjeçar i huazuar nga Manchester United te Sheffield Wednesday, ndau një foto të tij duke pozuar me çmimin e “Lojtarit të Muajit” të klubit për nëntorin, duke shtuar një emoji të qeshur. Megjithatë, pak më vonë, story u fshi nga llogaria e lojtarit të ri.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Chido Obi-n. Sulmuesi i ri, i cili luan për ekipin U-21 të Manchester United, ndau një foto në rrjetet sociale duke festuar, pasi shënoi një gol për klubin. Megjithatë, kjo histori është fshirë që atëherë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll