Aktualitet

Mbyllja e TikTok/ Gjykata Kushtetuese shqyrton nesër çështjen e mbylljes së aplikacionit

Qëllimi i kësaj seance është shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili mbylli rrjetin social TikTok, për përdoruesit. 

15 Dhjetor 2025, 14:31 Nga E.d
Mbyllja e TikTok/ Gjykata Kushtetuese shqyrton nesër
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojnë ditën e nesërme më datë 16 dhjetor, në orën 10:00 çështjen e mbylljes së rrjetit social TikTok, në vend. Qëllimi i kësaj seance është shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili mbylli rrjetin social TikTok, për përdoruesit. 

Kërkues për shqyrtimin e kësaj çështje janë “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri – Balkan Investigative Reporting Network, Albania” dhe “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë”. Ndërsa palët e interesuara janë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Këshilli i Ministrave.

Bëhet me dije se seanca gjyqësore do të jetë e hapur për publikun, ndërsa linku për ndjekjen e drejtpërdrejtë të saj është i disponueshëm në kanalin zyrtar të YouTube të Gjykatës Kushtetuese. Pritet vendimi i GJK nëse do të rikthejë apo jo aplikacionin për përdoruesit./Dosja.al

gjykata kushtetuese tiktok 16 dhjetor

Sondazh

Poll