Art&Argëtim

Jeff Bezos thyen rekordin, blen rezidencën e David Geffen në Los Angeles për 165 milion dollarë

13 Shkurt 2020, 08:09 Nga DOSJA
Jeff Bezos thyen rekordin, blen rezidencën e David Geffen në Los

LOS ANGELES- Njeriu më i pasur në botë sapo vendosi një rekord të ri për shtëpinë më të çmuar në Los Angeles.

Shefi Ekzekutiv i Amazonës, Jeff Bezos pagoi 165 milion dollarë për shtëpinë e mrekullueshme të David Geffen Beverly Hills, shkruajnë mediat e huaja. Kjo ka thyer rekordin e mëparshëm për blerjen më të çmuar të një shtëpi prej 150 milion dollarësh në LA të vendosur vitin e kaluar për një pronë të Bel Air të njohur si Chartwell.

Rekordi i ri, i raportuar për herë të parë nga The Wall Street Journal, i jep Bezos çelësat për një pronë prej nëntë hektarë të njohur si Warner Estate pas pronarit të saj të parë, Jack Warner, ish-kreut të Warner Bros.

Prodhuesi i Hollivudit Geffen pagoi 47.5 milion dollarë për të në vitin 1990.

Pavarësisht nga çmimi që bie në sy, Bezos duket se ka kursyer në tarifat e agjentëve, tha Jeff Hyland, një ndërmjetës i LA dhe autor i “The Legendary Estates of Beverly Hills”. Geffen kishte qenë “në heshtje” duke blerë një pronë për 225 milion dollarë para se të godiste një marrëveshje direkt me Bezos,- tha Hyland.

Burimet kofirmuan se Bezos e bleu tokën, duke e cilësuar atë si një “investim”.

Siç raportoi “The Post” në fillim të këtij muaji, Bezos dhe e dashura e tij Lauren Sanchez kanë bërë bujë për të blerë shtëpi në lagjet Beverly Hills dhe Bel Air javët e fundit.

Një nga pronat që ai vizitoi ishte një pronë që kushtonte rreth 225 milion dollarë, tha Shaën Elliott, një ndërmjetës, në shit-blerjet e banesave.

“Kur jeni duke bërë blerje për një shtëpi dhe nuk ka buxhet, dëshironi të shihni gjithçka në treg. Jeff vazhdoi të kërkonte derisa më në fund gjeti një shtëpi me të vendosi ta blinte.”-tha Elliott.

Bezos ka një pasuri prej 131 miliardë dollarë, sipas Forbes. Themeluesi i Microsoft Bill Gates është njeriu i dytë më i pasur në botë, me një vlerë neto të vlerësuar prej 113 miliardë dollarësh.

Burimi: Nypost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz 165 milion dollarë jeff bezos los angeles 165 milion dollarë jeff bezos los angeles

Sondazh

Poll