Art&Argëtim

‘100 vjet Tirana’/ Fotot që s’u panë…Ambasadorja Amerikane s’ka mësuar ende zakonet, ngre dolli me ujë. Ve

12 Shkurt 2020, 16:41 Nga DOSJA
‘100 vjet Tirana’/ Fotot që s’u

TIRANË– Ditën e djeshme është festuar 100 vjetori i Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë. Të pranishëm në festë kanë qenë diplomatë të huaj, ministra të qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe sigurisht kryebashkiaku Erion Veliaj.

Fotografi Agim Rama ka qenë gjithashtu i pranishëm në event dhe ka shkrepur disa poza gjatë mbrëmjes.

Pasi kryebashkiaku Veliaj mban fjalën e tij, ngre dolli me verë të kuqe, ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila me siguri nuk i ka mësuar ende zakonet e vendit kthen gotën me ujë (sipas bestytënive në Shqipëri kjo gjë nuk ndodh).

Mbrëmja duket se ka kaluar me shumë dashuri dhe ritakime, pasi Veliaj përqafon dhe puth ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin. Kjo e fundit shihet duke e kaluar mbrëmjen me ambasadoren Kim dhe Leyla Mosess-On.

Në një tjetër tavolinë, i dërguari i BE-së, Luigi Soreca ka qenë i shoqëuar nga dy ministre të Ramës, Ogerta Manasatirliu dhe Elva Margariti.

(k.m/dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale erion veliaj mimi kodheli tirana 100 vjet kryeqytet yuri kim erion veliaj mimi kodheli tirana 100 vjet kryeqytet yuri kim

Sondazh

Poll