Art&Argëtim

Mahnitëse/  Kompania ”Airbus” nxjerr modelin më të ri të avionëve, do të ketë 20% më pak konsumim karburanti (FOTO

12 Shkurt 2020, 15:34 Nga DOSJA
Mahnitëse/  Kompania ”Airbus” nxjerr modelin më

FRANCË – Kompania Europiane “Airbus” ka zbuluar një model të ri të avionit të avancuar i cili është emërtuar si “krahu i përzier” ku pretendohet  se mund të ulë kosumin  e karburantit  me 20 %.

Prodhuesit francezë kanë zhvilluar këtë model që krahu dhe trupi i avionëve do të jetë një i vetëm.

Airbus ka kryer prova fluturimesh duke lëshuar një demonstrues  të një aeroplani të vogël  të kontrolluar nga distanca 10.5 metra dhe më pas është  përdorur për të provuar modelin në Singaporin Air Show 2020.

Sipas mediave thuhet se testimi për këtë provë ka filluar  që nga qershori 2019, por projekti  është bërë që në vitin 2017.

Airbus, MAVERIC ndihmon në përshpejtimin e të kuptuarit të konfigurimeve të reja të avionëve me teknologjinë e nevojshme për të fluturuar  në një avion shumë ndryshe nga të tjerët.

Përveç përfitimit mjedisor,do të ketë afërsisht 20% më pak djegie të karburantit në krahasim me modelet aktuale.

Sipas kompanisë aeroplani do të ketë një hapësirë të kosiderueshme edhe në kabinë. Pavarësisht ndryshimeve konfigurimi i pazakontë dhe i gjerë i aeroplanit hap mundësi të reja për hartimin e kabinës.

Zhurma ka të ngjarë të zvogëlohet gjithashtu, për shkak të motorit “të mbrojtur” të aeroplanit, i cili është montuar mbi trupin qendror.

“Airbus po përdor teknologjitë e reja për të ardhmen e fluturimit”– është shprehur  Jean-Brice Dumont, nënkryetar ekzekutiv i inxhinierisë në Airbus, në një deklaratë ku ka njoftuar edhe modelin e ri.

Airbus pranon se dizajni është radikal. Në fakt, thotë se disa inxhinierë as që mendonin se do të funksiononte, duke pasur parasysh se është një largim i plotë nga arkitektura tradicionale e avionëve.

Koncepti i një modeli ‘trup i krahut të përzier’ ka qenë parashikuar  që nga vitet 1940 dhe çoi në bomberin amerikan B-2,  si dhe projektin kërkimor X-48 midis Boeing dhe NASA një dekadë më parë.

Marrë nga Daily Mail

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete  airbus jean-brice dumont nasa  airbus jean-brice dumont nasa

Sondazh

Poll