Art&Argëtim

Ngriti publikun francez në këmbë me zërin e saj/ Erza Muqolli së shpejti dhe në Kosovë

12 Shkurt 2020, 16:52 Nga DOSJA
Ngriti publikun francez në këmbë me zërin e saj/ Erza

KOSOVË- Erza Muqolli, vogëlushja me origjinë nga Kosova, e cila me performancën e saj në “France’s Got Talent” mahniti të gjithë publikun me zërin e saj.

Vetëm 14-vjeçe, ajo ka ka marrë pjesë ne evente nga më të ndryshmet duke arritur që të fitojë shumë fansa nga Shqipëria dhe jo vetëm. Së shpejti, këngëtarja e talentuar shqiptare do të performojë edhe në vendin e origjinës së saj.

Në një njoftim që është bërë në faqen zyrtare të Ambasadës Franceze thuhet se Erza do të mbajë  një koncert më 6 Mars në orën 14;00.

Vitin që lamë pas, Erza u përzgjodh për të performuar në “Radio Scoop Music Tour”, i cili është koncerti më i madh veror i Francës.

Ajo këndoi “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” nga Amy Winehouse dhe ngriti në këmbë 40 mijë të pranishmit në koncert, të cilët duartrokitën fort zërin e saj.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz erza muqolli erza muqolli

Sondazh

Poll