Bota

Aksion në Greqi! Transportonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, kapet anija greke

Një anije në pronësi greke nga Nea Michaniona mbërriti në Amerikën Latine dhe mori drogën, megjithëse ende nuk dihet se ku u ankorua dhe sa kilogramë kokaine.

15 Dhjetor 2025, 08:30 Nga D.S

Aksion në Greqi! Transportonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika

GREQI- FBI-ja greke "bllokoi" një sasi të madhe kokaine, e cila po drejtohej nga Amerika Latine drejt tregjeve evropiane, ndërsa arrestoi edhe pesë persona të përfshirë në këtë rast në Greqi. Një anije në pronësi greke nga Nea Michaniona mbërriti në Amerikën Latine dhe mori drogën, megjithëse ende nuk dihet se ku u ankorua dhe sa kilogramë kokaine.

Anija ndodhej në Oqeanin Atlantik dhe është tërhequr prej dy ditësh nga Marina Franceze, e cila po ndihmon Greqinë në këtë operacion të madh. FBI-ja greke ka kryer pesë arrestime të anëtarëve të organizatës kriminale në Katerini, Tebë dhe Athinë, ndërsa pritet të kryhen edhe pesë të tjera. Mediat e huaja shkruajnë se, kreu i organizatës kriminale është një i njohur i vjetër për autoritetet.

Çështja "u zbulua" pasi informacioni nga Administrata Amerikane e Zbatimit të Ligjit kundër Drogës iu kalua autoriteteve greke. Sapo anija të mbërriti në port, të pesë anëtarët e ekuipazhit u arrestuan, ndërsa autoritetet kompetente do të vazhdojnë me numërimin e drogës. Marinarët e arrestuar do të transferohen më pas në Greqi./Dosja.al

greqi fbi droge

Sondazh

Poll