Bota

Sulmi terrorist me disa viktima në Australi/ Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, shpëtoi dhjetëra jetë

Trump ka vlerësuar figurën e 43-vjeçari Ahmed al Ahmed, i cili ndërhyri shpejt duke i marrë armën një prej autorëve e duke u shpëtuar jetën kështu dhjetëra personave.

14 Dhjetor 2025, 22:45 Nga E. D
Sulmi terrorist me disa viktima në Australi/ Trump: Ahmed al Ahmed
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, nga Shtëpia e Bardhë, ka folur në lidhej me sulmin në Bondi Beach, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën rreth 40 të tjerë, mes tyre edhe fëmijë. Trump ka vlerësuar figurën e 43-vjeçari Ahmed al Ahmed, i cili ndërhyri shpejt duke i marrë armën një prej autorëve e duke u shpëtuar jetën kështu dhjetëra personave.

“Sulmi në Australi ishte i tmerrshëm, pa dyshim që ishte një sulm antisemit. Ka qenë një person shumë i guximshëm që ka ndërhyrë dhe ka shpëtuar shumë jetë. Ai ndodhet tashmë në spital i plagosur rëndë”, tha Trump.

Ngjarja e përgjakshme ndodhi në kohën kur në zonë po zhvillohej një aktivitet publik për shënimin e fillimit të festës hebraike Hanukkah. Policia e New South Wales ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si një akt terrorist.

Sipas autoriteteve, në sulm ishin të përfshirë dy persona, babë e bir. Njëri prej tyre, një burrë 50-vjeçar, i cili u qëllua nga efektivët e policisë dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Autori i dytë, djali i tij 24-vjeçar, mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën mbikëqyrje të rreptë policore.

Komisioneri i Policisë së New South Wales, Mel Lanyon, deklaroi se hetimet kanë përparuar gjatë natës dhe se autoritetet nuk po kërkojnë më persona të tjerë të përfshirë në sulm. Gjatë natës, policia ka kryer dy kontrolle me urdhër gjykate në lagjet Bonnyrigg dhe Campsie, në pjesën perëndimore të Sydney-t, si pjesë e hetimeve për sulmin e armatosur në Bondi Beach./Dosja.al

donald trump

Sondazh

Poll