Bota

TRAGJEDI në Kolumbi/ Autobusi me nxënës bien në humnerë, humbin jetën 10 persona, 20 të tjerë të plagosur (VIDEO)

Në një postim në X, guvernatori i Antioquia-s, Andrés Julián, theksoi se autobusi po udhëtonte nga qyteti i Tolu-s për në Medellín pas një ekskursioni shkollor dhe po transportonte nxënës nga Shkolla e Mesme Antioqueno.

14 Dhjetor 2025, 22:50 Nga E. D
TRAGJEDI në Kolumbi/ Autobusi me nxënës bien në
pamje nga vendngjarja

KOLUMBI- Të paktën 10 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën kur një autobus që transportonte nxënës të shkollës së mesme ra nga një shkëmb në një zonë rurale në Kolumbinë veriore. 

Në një postim në X, guvernatori i Antioquia-s, Andrés Julián, theksoi se autobusi po udhëtonte nga qyteti i Tolu-s për në Medellín pas një ekskursioni shkollor dhe po transportonte nxënës nga Shkolla e Mesme Antioqueno.

"Deri më tani, ka më shumë se 10 të vdekur dhe 20 të plagosur. I gjithë rrjeti spitalor është gati për të mbështetur këtë emergjencë", shtoi ai.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, i cili ka tronditur komunitetin lokal dhe opinionin publik në vend./Dosja.al

kolumbi

Sondazh

Poll