Bota

DETAJE nga sulmi terrorist në Australi/ Autorët e masakrës babë e bir, në vendngjarje u gjet edhe një flamur i ISIS

Shefi i policisë thotë se 50-vjeçari ishte një person me leje për të përdorur armë dhe kishte në posedim gjashtë armë zjarri. Besohet se këto gjashtë armë zjarri u përdorën edhe në krimet në Bondi Beach. Së fundmi, shefi i policisë thotë se dy oficerë policie të Uellsit të Ri Jugor mbeten në spital dhe se do të ketë një prani të shtuar policore në vendet e kultit.

14 Dhjetor 2025, 22:23 Nga E. D
DETAJE nga sulmi terrorist në Australi/ Autorët e masakrës
pamje nga vendngjarja

AUSTRALI- Policia ka njoftuar se autorët e masakrës në Sydney me 16 të vdekur dhe 40 të plagosur, janë babë e bir. 50-vjeçari u vra nga policia në vendin e sulmit, ndërsa djali i tij 24-vjeçar është në spital i plagosur, pasi u qëllua nga policia.

Shefi i policisë thotë se 50-vjeçari ishte një person me leje për të përdorur armë dhe kishte në posedim gjashtë armë zjarri. Besohet se këto gjashtë armë zjarri u përdorën edhe në krimet në Bondi Beach. Së fundmi, shefi i policisë thotë se dy oficerë policie të Uellsit të Ri Jugor mbeten në spital dhe se do të ketë një prani të shtuar policore në vendet e kultit.

Bilanci i viktimave është i madh, me të paktën 16 të vdekur dhe shumë të plagosur, në një sulm që autoritetet e përshkruan si terrorist dhe me motive të qarta antisemite, një nga më seriozët e regjistruar ndonjëherë në Australi. Sipas mediave të huaja, dy fëmijë të moshës 10 dhe 12 vjeç humbën jetën, ndërsa  katër fëmijë janë të shtruar në spital, disa prej të cilëve në gjendje kritike.

Komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, është pyetur nëse dy autorët e sulmit ishin të njohur për policinë dhe nëse ai do të komentojë mbi raportet se në vendngjarje është gjetur një flamur i zi i ISIS-it. Ndërkohë, dëshmitarët thanë se të shtënat në plazh, e cila ishte e mbushur me njerëz, zgjatën rreth 10 minuta dhe qindra njerëz filluan të vraponin në panik në rërë dhe në rrugët dhe parqet aty pranë./Dosja.al

sulmi terrorist ne australi

Sondazh

Poll