Aktualitet

Protestat e fermerëve grekë bllokojnë sërish aksin rrugor Kakavijë-Janinë, lejohet të kalojnë vetëm emergjenca shëndetësore

Në njoftim thuhet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

14 Dhjetor 2025, 09:26 Nga E.d
Protestat e fermerëve grekë bllokojnë sërish aksin
Foto ilustruese

KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën shqiptare). Policia Kufitare Kakavijë, ka njoftuar se ky bllokim do të bëhet për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Në njoftim thuhet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim./Dosja.al

greqi protesta fermerë

Sondazh

Poll