Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Sherri masiv i gjimnazistëve në Shkodër! Rreth 20 adoleshentë grushtojnë e shkelmojnë njëri-tjetrin, njëri nxjerr thikën nga xhupi e plagos tre të rinjtë

Pamjet e siguruara nga Dosja.al tregojnë momentin kur grupi i adoleshentëve afrohet, debati përshkallëzohet në përplasje fizike dhe brenda pak çastesh njëri prej tyre nxjerr një thikë duke goditur të tjerët.

12 Dhjetor 2025, 13:46 Nga M.L
PAMJE TË RËNDA/ Sherri masiv i gjimnazistëve në
Pamjet e sherrit

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në lagjen Zdrale të Shkodrës, ku një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me tre 18-vjeçarë të plagosur me thikë. Pamjet e siguruara nga Dosja.al tregojnë momentin kur grupi i adoleshentëve afrohet, debati përshkallëzohet në përplasje fizike dhe brenda pak sekondash.

Në një moment, njëri prej adoleshentëve i veshur me xhup të kuq, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë disa prej personave të përfshirë në sherr.

Përleshja është konsumuar në më pak se një minutë, ku edhe të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës. Mjekët bëjnë me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Sherri ka ndodhur pranë gjimnazit të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”, duke shkaktuar shqetësim tek nxënësit dhe banorët e zonës.

 

sherr me thika ne shkoder

Sondazh

Poll