12 Dhjetor 2025, 15:39
Nga E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTËR- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, lëshoi katër urdhra ndalimi për katër persona. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi dyshohen për fshehje të të ardhurave.
Gjatë kontrollit fizik të banesave të tyre, policia gjeti dhe sekuestroi sasi të konsiderieshme parash në euro, paund, dollarë dhe franga. Mbi katër të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale "Fshehja e të ardhurave".
Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, lëshoi katër urdhra ndalimi për shtetasit R.K., L.K., P.K., dhe B.K., për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’ parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.
Pas një hetimi me metoda speciale dhe proaktive, në kuadër të procedimit penal nr.235 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i është drejtuar me kërkesë për kontrollin e vendeve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër e cila është miratuar, për kontrollin e dy pikave të këmbimit valutor me adresë në qytetin e Gjirokastrës dhe qytetin e Tiranës.
Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Tiranës në pronësi të shtetasit R.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 13.470.000 (trembëdhjetë milion e katërqin e shtatëdhjetë mijë) Lekë, 40.895 (dyzetëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) Euro, 8.780 (tetëmijë e shtatëqind etetëdhjetë) Paund, 9.922 (nëntëmijë e nëntëqind e njëzetë e dy) Dollar Amerikan, 10.380 (dhjetëmijë e treqind e tetëdhjetë) Franga, 3.145 (tremijë e njëqind e dyzetë e pesë) Dollar Kanadez, 85.720 (tetëdhjetë e pesë mijë e shtëtaqind e njëzetë) Lira, 1 pajisje DVR 2 blloqe shënimesh.
Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit R.K. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
20.000 (njëzetëmijë) Dollarë Amerikan. Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Gjirokastrës në pronësi të shtetasit L.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 13.443.200 (trembëdhjetë milion e katërqind e dyzet e tremijë e dyqind) Lekë, 91.865 (nëntëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Euro, 7.965 (shtatëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Paund, 12.674 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) Dollar Amerikan, dhe 5 pajisje elektronike “Kompjuter”. Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit L.K u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 90 (nëntëdhjetë) Dollar Amerikan; 3.580 (tremijë e pesëqind e tetëdhjetë) Euro; dhe 118.500 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e pësëqind) Lekë. Ndërkohë, po vijohet me veprimet e tjera proçedurale në kuadër të këtij procedimi penal./Dosja.al
gjirokastër policia euro
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 15:17
E. D
pamje nga arrestimi
TIRANË- Policia ka zbardhur plagosjen e rëndë të 26-vjeçarit me inicialet F. Y., më 6 dhjetor n&e...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 14:46
E. D
Laert Haxhia
TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim grupin e Laert Haxhisë, Kristi...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 14:31
M.L
Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të lartë të autobusëve për frymë në Europë, por kjo nuk ësh...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 14:28
M.L
Foto ilustruese
Ndërsa pritej që Air Albania të rifillonte sot fluturimet drejt Stambollit, pasi deri në mëngjesin e të premt...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 13:46
M.L
Pamjet e sherrit
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në lagjen Zdrale t&e...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 12:22
I.A
Franc Çopja
PARAGUAJI- Mafia shqiptare dhe klanet e rrezikshme kriminale duket që janë shtrirë në të gjithë Ameri...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 11:55
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia ka bërë me dije detaje rreth sherrit me thika që ndodhi pranë Shkollës së Mesme t&...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 11:53
M.L
Pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë me thika ka ndodhur në lagjen Zdrale të Shkodrës, pranë shkoll&e...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 11:24
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se sherri mes disa t...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 11:09
M.L
Banesa ku mbahej peng kosovari
VLORA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pengmarrja e shtetasit kosovar, Fisnik Xhaka...