Politike

Meta uron 35-vjetorin e PD: Përballë Narkoshtetit, misioni juaj mbetet shpëtimi i demokracisë

Me anë të një postimi në Facebook, Meta theksoi rolin historik të PD-së në sjelljen e pluralizmit dhe demokracisë në vend.

11 Dhjetor 2025, 22:17 Nga I.A
Meta uron 35-vjetorin e PD: Përballë Narkoshtetit, misioni juaj mbetet
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi Partinë Demokratike në 35-vjetorin e themelimit. Me anë të një postimi në Facebook, Meta theksoi rolin historik të PD-së në sjelljen e pluralizmit dhe demokracisë në vend.

Kreu i PL-së vuri në dukje se mbrojtja e lirisë, demokracisë, interesave kombëtare dhe shtetit të së drejtës është sot misioni kryesor i Partisë Demokratike, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për Berishën në këtë rast.

Postimi i Plotë:

Me rastin e 35-vjetorit të themelimit, përcjell urimet më të përzemërta për Partinë Demokratike, forcës së parë që solli pluralizimin politik dhe demokracinë në vend.

Shumë suksese të reja në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë, interesave kombëtare dhe shtetit të së drejtës përballë përpjekjeve kriminale të Narkoshtetit dhe MgGonigalëve për ta asgjësuar atë dhe pluralizmin politik.

Një urim të ngrohtë për liderin historik, Prof. Dr. Sali Berisha, për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e PD.

ilir meta

Sondazh

Poll