Art&Argëtim

Pritej që të dilte në skenë/ Artiola Toska humb të atin pak orë para koncertit

12 Shkurt 2020, 14:04 Nga DOSJA
Pritej që të dilte në skenë/ Artiola Toska humb të atin

TIRANË- Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Artiola Toska mbrëmjen e djeshme ka qenë një nga të përzgjedhurat nga Bashkia e Tiranës, për të performuar në sheshin ‘Nënë Tereza’ me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

Por siç u pa, ajo nuk mori pjesë në koncert sepse pak orë para nisjes së koncertit këngëtares i ka ndodhur një fatkeqësi familjare, ku ka humbur një nga personat më të shtrejtë.

Sipas burimeve të ‘Anabel’ i ati i këngëtares ndërroi jetë pasi vuante prej shumë kohësh nga një sëmundje.

Ndarja nga jeta e tij, ka bërë që Artiola të anulojë edhe koncertin recital që do të mbante këtë muaj.

A.K/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture artiola toska artiola toska

Sondazh

Poll