Aktualitet

"Nëse un do bëja ndërhyrje si drejtues i SPAK, a do e merrnit në konsidertë?" Braho nuk i shpëton "provokimeve" të anëtares së KLP, kandidati tregon shtysën për aplikimin

Braho u përgjigj se nuk beson që ju ndonjë ditë Mandro do të shkonte ndonjë drejtuesi të SPAK për ndonjë problem personal.

11 Dhjetor 2025, 14:32 Nga E.d
"Nëse un do bëja ndërhyrje si drejtues i SPAK, a do e
Klodian Braho

TIRANË- Kandidati për Kreun e SPAK, Klodian Braho është pyetur nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, e cila e ka pyetur nëse ajo do të bënte një sygjerim apo ndërhyrje të vogël si drejtues i SPAK, a do ta merrte në konsideratë. Braho u përgjigj se nuk beson që ju ndonjë ditë Mandro do të shkonte ndonjë drejtuesi të SPAK për ndonjë problem personal.

Ai tha se nuk e ka problem të përballem me ankesa apo pretendime për secilin person. Kandidati tha se mund të dëgjoj dhe të pres zyrtarë, por zgjedhja është ajo që parashikon ligji. 

Arta Mandro: Nëse do të merrja përsipër të bëja ndonjë sugjerim apo të bëja ndonjë ndërhyrje të vogël si drejtues i SPAK, a do ta merrnit në konsideratë? A gëzoj unë respektin e mjaftueshëm tuajin që juve të merrnit në konsideratë këtë ndërhyrje timen?

Klodian BrahoKam dëgjuar pyetje sot, është e përsëritur, rrugës kam menduar edhe përgjigjen. Unë ju njoh nga viti 2000 dhe nuk besoj që ju ndonjë ditë ju do ti shkoni ndonjë drejtuesi të SPAK për ndonjë problem personal. Nga ana tjetër nuk e kam problem të përballem me ankesa, pretendime për secilin person, madje edhe në çështjet që kam parashtruar, akuzat ndaj të pandehurve dhe kur janë zyrtarë e të krimit të organizuar ua kam njoftuar vetë në mënyrë që të dëgjoj prej tyre pretendimet që kanë sepse më ndihmoj të kuptoj edhe mua mangësitë nëse kam, sepse nuk është qëllimi që dikush patjetër të shkojë në burg, por të vendoset drejtësia. Unë mund të dëgjoj dhe të pres zyrtarë, por zgjedhja është ajo që parashikon ligji sepse nuk mund ta bëjmë ndryshe.

Anëtarja e KLP: A ka një nxitëse apo nxitëse të madhe  në këtë aplikim tuajin?

Klodian Braho: Nuk mund ta them nxitje, U bë kaq vite prokuror, mendoj se kam pasur çështje të larmishme, e ndjej vetën të plotësuar si prokuror dhe është normale që të kërkosh sfidë tjetër./Dosja.al

klodian braho arta mandro klp

Sondazh

Poll