Aktualitet

KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon rivlerësim për drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit KPA

12 Shkurt 2020, 15:17 Nga DOSJA
KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon rivlerësim për

TIRANË- Opercioni Ndërkombëtar i Monitorimit, nëpërmjet Komisionerit Publik ka ankimuar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella. Në një njoftim bëhet me dije se ONM nuk ka qenë dakord me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe kërkon rivlerësim për të tria kriteret e rivlerësimit.

“Në datën 10.12.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Jella, prokurore/Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës. Vendimi nr. 221, datë 10.12.2019, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të znj. Anita Jella, iu njoftua Komisionerëve Publikë, më datë 10.2.2020. Sot, më datë 12.2.2020, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për të tria kriteret e rivlerësimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime. Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, është ky njoftimi i Komisionerit Publik.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella, por e dërgoi atë për procedim disiplinorë dhe kërkoi që problemet në dy dosje, përfshi hetimet në Kadastrën e Durrësit të merreshin parasysh në vlerësimin profesional vjetor. Procesi i vetingut për Jellën u krye nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Etleda Çiftja. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs. Çështja për të cilën Jella u referua për procedim disiplinorë duket se ka të bëjë me hetimin ndaj një personi të dyshuar për mbajtje narkotikësh. Jella kishte pushuar çështjen pasi të dyshuarit nuk i ishte gjetur drogë. Por vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, gjatë seancave në KPK, këmbënguli që hetimi ishte i cekët në këtë rast.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anita jella kpk konfirmon në detyrë anita jella onm dergon ne kpa anilla jellen theo jacobs anita jella kpk konfirmon në detyrë anita jella onm dergon ne kpa anilla jellen theo jacobs

Sondazh

Poll