Politike

Ministri Salla takim më sipërmarrës në Gramsh: Sipërmarrjet buqësore punësojnë familjet lokale dhe kontribuojnë në gjallërimin e ekonomisë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salla shkruan se u takua konkretisht me Kodhel Çalën, një sipërmarrës i cili që prej vitit 2014, vendosi t’i përkushtohet plotësisht bujqësisë.

10 Dhjetor 2025, 17:45 Nga E.d
Ministri Salla takim më sipërmarrës në Gramsh:
Foto ilustruse

GRAMSH- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka zhvilluar takim me sipërmarës në qytetin e Gramshit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salla shkruan se u takua konkretisht me Kodhel Çalën, një sipërmarrës i cili që prej vitit 2014, vendosi t’i përkushtohet plotësisht bujqësisë.

Ai tha se vitet në terren i kanë mësuar Kodhelit se suksesi kërkon durim dhe mjete të duhura. Salla shkruan se përmes Skemës së Investimeve 2024, ai përfitoi një traktor dhe një pompë spërkatëse që i kanë transformuar përditshmërinë në punë.

Kjo duke i siguruar më pak lodhje fizike, më shumë efikasitet dhe një ulje të ndjeshme të kostove të prodhimit. Ministri Sallla u shpreh se ajo që e bën historinë e tij edhe më domethënëse është ndikimi në komunitet. Kjo pasi Kodheli punëson banorë të zonës, duke krijuar mundësi të reja për familjet lokale dhe duke kontribuar në gjallërimin e ekonomisë së Gramshit.

"Historia e Kodhel Çalës nis në vitin 2014, kur ai vendosi t’i përkushtohet plotësisht bujqësisë dhe të ndërtojë diçka të qëndrueshme në vendin e tij. Me shumë punë, këmbëngulje dhe besim te toka, ai ngriti plantacionin e ullinjve prej 5.7 hektarësh edhe me mbështetjen e qeverisë, të cilin e vizituam sot së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Besian Ajazi.

Vitet në terren i kanë mësuar Kodhelit se suksesi kërkon durim dhe mjete të duhura. Përmes Skemës së Investimeve 2024, ai përfitoi një traktor dhe një pompë spërkatëse që i kanë transformuar përditshmërinë në punë, më pak lodhje fizike, më shumë efikasitet dhe një ulje të ndjeshme të kostove të prodhimit. Sot, çdo proces realizohet me më pak kohë dhe me më shumë saktësi.

Por ajo që e bën historinë e tij edhe më domethënëse është ndikimi në komunitet. Kodheli punëson banorë të zonës, duke krijuar mundësi të reja për familjet lokale dhe duke kontribuar në gjallërimin e ekonomisë së Gramshit. Ndërsa plantacioni i tij vazhdon të prodhojë vaj ulliri cilësor #MadeInAlbania, ai është dëshmi e qartë se si vizioni personal dhe mbështetja e duhur mund të kthehen në histori suksesi" shkruan Salla./Dosja.al

andis salla gramsh sipërmarrës

Sondazh

Poll