Politike

Eno Bozdo depoziton amendamentet për ligjin e PPP-ve: Synohet transparencë, kufizim abuzimesh dhe llogaridhënie

Bozdo shprehet se ky projektligj do ndikojë direkt në ekonomi, transparencë, konkurrencë dhe klimën e biznesit në vend.

10 Dhjetor 2025, 16:03 Nga E. D
Eno Bozdo depoziton amendamentet për ligjin e PPP-ve: Synohet
Eno Bozdo

TIRANË- Dputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka depozituar ditën e sotme në Kuvend amendamentet për projektligjin “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”. Bozdo shprehet se ky projektligj do ndikojë direkt në ekonomi, transparencë, konkurrencë dhe klimën e biznesit në vend.

Ai gjithashtu kërkon që analizat e tipit “Vlerë për Para”, një mekanizëm kyç që vlerëson nëse një projekt duhet të jepet apo jo me koncension, të bëhen pjesë e detyrueshme e procesit dhe të jenë publike. Ai propozon gjithashtu ndalimin e koncesioneve dhe PPP-ve që vijnë nga sektori privat, një procedurë që shpesh është kritikuar për favorizime dhe mungesë gare të ndershme.

Postimi i plotë i Eno Bozdos:

Sot depozitova në Kuvend, amendimet për projektligjin “Për Koncensionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i cili është një ndër aktet më të rëndësishme për sektorin ekonomik, konkurrencën dhe klimën e biznesit në vend. Projektligji u diskutua dje në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave, ku vërejtjet dhe propozimet e Opozitës u refuzuan tërësisht!

Amendimet synojnë:

Të vendosin analizën “Vlerë për Para” (Value for Money), një koncept kryesor ky i analizës për dhënien apo jo të Koncensionit/PPP, si një mekanizëm i cili përcakton me transparencë dhe nuk mund të ndikohet dhe as korruptohet, si dhe detyrimin që ky studim të jetë publik;Ndalimin e Koncensioneve/PPP që vijnë si kërkesë e pa kërkuar, nga sektori privat;
Rritjen e trasparencës kundrejt publikut në detyrimin për konsultim publik të detyrueshëm si dhe publikimin e plotë të akteve, kontratave, anekseve të tyre, më qëllim që çdo individ të njihet për mënyrën e përdorimit të parave publike;
Dhe një sërë dispozitash të tjera që rrisin trasparencën, luftojnë korrupsionin dhe e bëjnë llogaridhënien e zyrtarëve të detyrueshme.”

eno bozdo

Sondazh

Poll