Politike

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Gonzato: Institucioni të drejtohet nga një figurë me integritet të padiskutueshëm dhe i përkushtuar ndaj standardeve...

Gjatë fjalës së tij, Gonzato deklaroi se vlerësimet transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata, janë në dy çështje, të cilat mbeten kryesore për gjyqësorin.  

10 Dhjetor 2025, 15:09 Nga E. D
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Gonzato: Institucioni të drejtohet nga
pamje nga takimi

TIRANË- Ambasadori i BE-së, në Tiranë Silvio Gonzato ishte i pranishëm në takimin e përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjatë takimit u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, Gonzato deklaroi se vlerësimet transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata, janë në dy çështje, të cilat mbeten kryesore për gjyqësorin. 

Ambasadori theksoi gjithashtu se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së./Dosja.al

silvio gonzato

Sondazh

Poll