Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme/ Zyrtari amerikan: SPAK partner i çmuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Zyrtari është shprehur se efektiviteti dhe pavarësia e saj, janë thelbësore për mbrojtjen e sigurisë së shqiptarëve. 

10 Dhjetor 2025, 17:14 Nga E.d
Zgjedhja e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme/
Foto ilustruese

TIRANË- Një zyrtar i ambasadës amerikane në Tiranë, ka reaguar mbi procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, i cili do të votohet ditën e nesërme nga KLP. I pyetur nga gazetarja, Klodjana Lala, ai ka deklaruar se SPAK është një partner i çmuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Zyrtari është shprehur se efektiviteti dhe pavarësia e saj, janë thelbësore për mbrojtjen e sigurisë së shqiptarëve. 

“SPAK është gjithashtu një partner i çmuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, u shpreh zyrtari i ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

I pyetur edhe për çështjen e Ballukut nga gazetarja Lala, zyrtari amerikan tha se nuk ka asnjë koment për çështjet, të cilat janë nën procesin e hetimit./Dosja.al

zyrtari amerikan spak partner

Sondazh

Poll