Aktualitet

Zgjedhja e Kreut të ri të SPAK/ Ambasada Britanike: KLP të realizojnë një proces të lirë, të drejtë dhe transparent

Në reagim, ambasada britanike thekson se kemi të bëjmë me një hap të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës në luftën ndaj korrupsionit.

10 Dhjetor 2025, 16:20 Nga E. D
Zgjedhja e Kreut të ri të SPAK/ Ambasada Britanike: KLP të
SPAK

TIRANË- Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së kreu të ri të Prokurorisë së Posaçme. Në reagim, ambasada britanike thekson se kemi të bëjmë me një hap të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës në luftën ndaj korrupsionit. Në fund shton se është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Reagimi i Ambasadës Britanike në rrjete sociale:

Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer./Dosja.al

Zgjedhja e Kreut të ri të SPAK/ Ambasada Britanike: KLP të

spak

Sondazh

Poll