Aktualitet

Mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes! Atentati mafioz ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet në polici një person nga Fushë Kruja

Bëhet me dije se personi që është shoqëruar do të merret në pyetje si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, duke ndihmuar hetimin që po zhvillohet nga autoritetet.

9 Dhjetor 2025, 22:14 Nga E. D
Mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes! Atentati mafioz
Gilmando Dani

TIRANË- Një person është shoqëruar nga policia lidhur me atentatin mafioz ndaj Gilmando Danit, ngjarje e ndodhur mesditën e 11 nëntorit pranë Rinasit. Bëhet me dije se personi që është shoqëruar do të merret në pyetje si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, duke ndihmuar hetimin që po zhvillohet nga autoritetet. Personi nga Fushë Kruja, nuk është i arrestuar, por vetëm është shoqëruar nga forcat e policisë për tu pyetur si person në dijeni për ngjarjen. 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

gilmando dani

Sondazh

Poll