Aktualitet

Lëvizjet në Polici/ Robert Haskaj emërohet shef i ri i Komisariatit të Kolonjës

Haskaj, deri më sot ka mbajtur pozicionin e Shefit të Seksionit të Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës ndërsa më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rajonin Elbasan- Korçë.

9 Dhjetor 2025, 17:10 Nga E. D
Lëvizjet në Polici/ Robert Haskaj emërohet shef i ri i
foto ilustruese

KOLONJË- Robert Haskaj është emëruar shefi i ri i komisariatit të Kolonjës. Haskaj, deri më sot ka mbajtur pozicionin e Shefit të Seksionit të Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës ndërsa më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rajonin Elbasan- Korçë.

Ndryshimet prekin edhe drejtuesin aktual të komisariatit, Alket Pashaj, i cili ka mbajtur këtë pozicion përgjatë muajve të fundit. Pashaj pritet të emërohet në një tjetër detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit, në kuadër të riorganizimit të brendshëm që po zhvillohet prej disa javësh. Emërimi i ri vjen në vazhdën e lëvizjeve të drejtuesve lokalë, ndërsa pritet që Haskaj të marrë detyrën në ditët në vijim./Dosja.al

robert haskaj

Sondazh

Poll