Bota

Konflikti Tajlandë-Kamboxhia/ Mijëra njerëz braktisin vendet pas përleshjeve vdekjeprurëse

Për këtë arsyeje banorët në të dyja anët e kufirit të Tajlandës dhe Kamboxhias janë evakuuar në masë këtë të hënë.

8 Dhjetor 2025, 16:45 Nga E.d
Konflikti Tajlandë-Kamboxhia/ Mijëra njerëz braktisin vendet pas
Foto ilustruese

TAJLANDË- Përleshjet e dhunshme mes Tajlandës dhe Kamboxhias vazhdojnë të jenë ende prezente, ndonëse në korrik të këti viti të dy vendet ranë dakord për një armëpushim. Për këtë arsyeje banorët në të dyja anët e kufirit të Tajlandës dhe Kamboxhias janë evakuuar në masë këtë të hënë. BBC shkruan se të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e dhunës. 

Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, thotë se vendi i tij nuk ka dashur kurrë dhunë, por do të përdorë mjetet e nevojshme për të ruajtur sovranitetin e tij, ndërsa ish-udhëheqësi i Kamboxhias, Hun Sen, akuzoi pushtuesit tajlandezë për provokimin e hakmarrjes. Që nga maji, përshkallëzimi i tensioneve midis fqinjëve ka çuar në më shumë se 40 vdekje, si dhe në ndalime importi dhe kufizime udhëtimi.

Rreth 650 shkollave në pesë provinca tajlandeze u është urdhëruar të mbyllen për arsye sigurie.Dhe kjo nuk është hera e parë që këtyre fëmijëve u është ndërprerë arsimi në muajt e fundit. Në korrik, në mes të provimeve të fëmijëve, shpërthyen pesë ditë luftimesh të ashpra midis dy kombeve. Pas kësaj, shkolla e Pongsuëan kaloi në mësime online, por jo të gjithë nxënësit mund t'i përdornin ato disa jetonin në familje pa internet, ndërsa iPad-et e shpërndara nga shkollat ​​nuk i arrinin të gjithë.

Pse dy vendet janë në konflikt me njëra-tjetrën?

Mosmarrëveshja shekullore kufitare midis kombeve të Azisë Juglindore u përshkallëzua në mënyrë dramatike me një breshëri raketash nga Kamboxhia në Tajlandë në mëngjesin e 24 korrikut, e ndjekur nga sulme ajrore tajlandeze. Disa ditë më vonë, Bangkoku dhe Phnom Penh ranë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte të ndërmjetësuar nga kryeministri malajzian Anëar Ibrahim.

Në tetor, të dyja palët nënshkruan një marrëveshje armëpushimi gjatë një ceremonie me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Malajzi. Në atë kohë, Trump pretendoi një arritje historike në përfundimin e konfliktit kufitar. Por vetëm dy javë pas këtij nënshkrimi, Tajlanda tha se do të pezullonte zbatimin e marrëveshjes, pasi dy nga ushtarët e saj u plagosën në një shpërthim mine tokësore pranë kufirit kamboxhian.

Kamboxhia, e cila e nominoi Trumpin për çmimin Nobel për paqen për rolin e tij në ndërmjetësimin e armëpushimit, ka pretenduar vazhdimisht se është e përkushtuar ndaj marrëveshjes. Tajlanda dhe Kamboxhia kanë kundërshtuar sovranitetin territorial përgjatë kufirit të tyre tokësor 800 km për më shumë se një shekull, që kur kufijtë e dy kombeve u hartuan pas pushtimit francez të Kamboxhias.

Të hënën, ushtria tajlandeze tha se trupat e saj iu përgjigjën zjarrit kamboxhian në provincën Ubon Ratchathani të Tajlandës, duke përfshirë edhe nisjen e sulmeve ajrore përgjatë kufirit të diskutueshëm. Ndërsa ministria e mbrojtjes e Phnom Penh tha se ishin forcat tajlandeze që sulmuan të parat, në provincën Preah Vihear të Kamboxhias./Dosja.al

kamboxhia tajlandë 40 vdekje

Sondazh

Poll