Bota

"Shkundet" Japonia/ Tërmeti me magnitudë 7.6 të shkallës Rihter godet vendin, paralajmërim për cunam

Tërmeti u regjistrua në bregun lindor të Aomorit, me një thellësi fokale prej 50 kilometrash, ndërsa është lëshuar një paralajmërim për cunami deri në tre metra.

8 Dhjetor 2025, 15:39 Nga E. D

"Shkundet" Japonia/ Tërmeti me magnitudë 7.6 të

JAPONI- Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi prefekturën Aomori në Japoninë veriore. Tërmeti u regjistrua në bregun lindor të Aomorit, me një thellësi fokale prej 50 kilometrash, ndërsa është lëshuar një paralajmërim për cunami deri në tre metra.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti goditi në orën 23:15 sipas kohës lokale (9:15 të mëngjesit ET) rreth 70 km larg bregdetit të vendit dhe në një thellësi prej rreth 33 miljesh.

Lartësia e cunamit mund të arrijë një lartësi prej gati 3 metrash në disa zona të vijës bregdetare, duke përfshirë Iwate, Aomori dhe pjesë të Hokkaidos./Dosja.al

japoni

Sondazh

Poll