Sport

Formula 1/ Piloti Lando Norris ia del, shpallet kampion bote në Gran Prix të Abu Dhabit...

Lando Norris u shpall kampion bote në Formula 1 për herë të parë, pasi e mbylli garën e Abu Dhabit në vendin e tretë.

7 Dhjetor 2025, 21:24 Nga DOSJA

Formula 1/ Piloti Lando Norris ia del, shpallet kampion bote në Gran Prix

EMIRATET E BASHKUARA - Piloti holandez Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Abu Dhabit, ndërsa Oscar Piastri u rendit i dyti, ndërkohë që piloti britanik zuri vendin e tretë në podium.

Me këtë rezultat, Norris e mbylli kampionatin dy pikë para Verstappen dhe meritoi për herë të parë titullin e kampionit të botës.

Piloti i McLaren u bë kështu i 11-ti nga Britania që fiton titullin e pilotëve. Gjatë garës nuk u vendos asnjë penalizim ndaj Norris për parakalimin ndaj Yuki Tsunodës.

Piastri kaloi Norris në fillim të garës për të marrë vendin e dytë, të cilin e ruajti deri në fund të garës. Ky kombinim rezultatesh i siguroi Norris titullin e merituar të kampionit pas një sezoni të luftuar.

ja dhe renditja përfundimtare e pilotëve në kampionatin botëror në Formiula 1:

 Formula 1/ Piloti Lando Norris ia del, shpallet kampion bote në Gran Prix

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll