Sport

Superiorja/ Barazim në “Adush Muça”, Bylis dhe Teuta “i prishin punë” njera-tjetrës

Mbyllet në barazim 1-1 sfida Bylis-Teuta, që çeli javën e 15-të të kampionatit. Bylisi shkon në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Teuta në 23 pikë.

7 Dhjetor 2025, 20:31 Nga DOSJA

Superiorja/ Barazim në “Adush Muça”, Bylis dhe Teuta

BALLSH - Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja Bylis-Teuta, sfidë që hapi javën e 15-të të kampionatit Abissnet Superiore.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë: Boçi (76’) kaloi në avantazh durrsakët, ndërsa Mustafa (81’) shënoi golin e barazimit 1-1 për vendasit.

Pjesa e parë është e ekuilibruar me dy skuadrat që nuk arrijnë të krijojnë raste të pastra për shënim. Fraksioni i dytë i lojës është më i bukur, plot ritëm dhe emocione.

Bylisi gjen rrugën e rrjetës me Oforin, por goli i tij anulohet pas verifikimit në VAR nga gjyqtari Jorgji, për pozicion jashtë loje. Ndeshja bëhet e bukur dhe është Teuta ajo që kalon në avantazh, falë një kundërsulmi, që finalizohet në gol nga Boçi.

Vendasit mundohen të reagojnë dhe sulmojnë me forca të shtura. Mustafa gjendet i vetëm në zonë dhe shënon golin e barazimit.

Nuk ka fitues në “Adush Muça”, mbyllet në barazim 1-1 sfida Bylis-Teuta, që çeli javën e 15-të të kampionatit. Bylisi shkon në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Teuta në 23 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll