Sport

Superiorja/ Partizani fiton derbin e kryeqytetit, Tirana - ajo që ka humbur identitetin

Të kuqve i mjaftuan Hjumën dhe Skuka për të fituar 2-0 ndaj bardhebluve të Tiranës

7 Dhjetor 2025, 20:54 Nga DOSJA

Superiorja/ Partizani fiton derbin e kryeqytetit, Tirana - ajo që ka humbur

TIRANE - Partizani hakmerret ndaj Tiranës me një fitore 2-0, duke harruar dy humbjet me të njëjtin rezultat, 3-0, në dy derbet e mëparshëm.

Në “Air Albania”, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të “Abissnet Superiore”, të kuqtë arritën të gjejnë menjëherë rrugën e rrjetës me anë të Hjumën (7’).

Reagimi i bardhebluve ishte i dobët, në asnjë moment nuk arritën të rrezikojnë portën e të kuqve. Në pjesën e dytë Partizani arriti të dyfishojë shifrat me të rikthyerin Skuka (67’), i cili u tregua i saktë në kontaktin e parë me topin.

Një fitore 2-0 që e ngjit Partizanin në kuotën e 20 pikëve, momentalisht në vendin e 6-të, por në rrugën e duhur për objektivin “Top 4”. Moment i vështirë për Tiranën, që mbetet në vendin e fundit me 7 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll