Sport

VIDEO/ Moment i artë, Ernest Muçi i frikshëm! ... Dopiedë golash për fitoren e Trabzonsporit

Në tre ndeshjet e fundit, futbollisti kuqezi ka shënuar pesë gola. Dopieta ndaj Goztepe rezultoi vendimtare për Trabzonspor, që fitoi me rezultatin 2-1

7 Dhjetor 2025, 21:06 Nga DOSJA

VIDEO/ Moment i artë, Ernest Muçi i frikshëm! ... Dopiedë

TURQI - Befasi nga java në javë. Ernest Muçi po kalon një moment të artë. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi vazhdon të shënojë rregullisht në Superligën e Turqisë.

Në minutën e 46-të, Muçi i dha avantazhin 1-0 Trabzonspor ndaj Goztepe në transfertë. Pas një pasimi të marrë në zonë, sulmuesi shqiptari u ndal fillimisht nga portieri, por në vazhdim të aksionit, ia doli të shënojë.

Muçi kompletoi dopietën personale në minutën e 76-të, duke shënuar një gol të bukur, pas një skeme me Zubkov.

Në tre ndeshjet e fundit, futbollisti kuqezi ka shënuar pesë gola. Dopieta ndaj Goztepe rezultoi vendimtare për Trabzonspor, që fitoi me rezultatin 2-1.

Sulmuesi nuk ishte pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit, por nëse vazhdon me këtë formë, ftesa duket e pashmangshme për muajin mars, për ndeshjet e “play-off”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll