Sport

Tension në tribunë, babai i Lamine Yamal bën sherr me tifozët në Sevilje…

Babai i talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, i cili kishte udhëtuar për në Sevilje për të parë ndeshjen e të birit ndaj Betisit, u përfshi në një situatë të tensionuar me tifozët vendas

7 Dhjetor 2025, 13:30 Nga DOSJA

Tension në tribunë, babai i Lamine Yamal bën sherr me

SPANJE - Ndeshja mes Real Betis dhe Barcelonës në “La Cartuja” të Seviljes nuk u shoqërua vetëm nga emocionet në fushë, por edhe nga një incident në tribunë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Mounir Nasraoui, babai i talentit të Barcelonës Lamine Yamal, i cili kishte udhëtuar për në Sevilje për të parë ndeshjen e të birit, u përfshi në një situatë të tensionuar me tifozët vendas.

Gjatë pjesës së parë, Nasraoui u ul në një zonë të rrethuar nga tifozët e Betisit. Sipas raportimeve të Cadena SER, disa gjeste të tij gjatë lojës nuk u pritën mirë nga tifozët vendas, të cilët reaguan menjëherë me bujë dhe qortime. Tensioni rritej me minutat, dhe situata kishte potencialin të përshkallëzohej.

Forcat e sigurisë së stadiumit reaguan shpejt, duke ndërhyrë për të qetësuar gjakrat dhe për t’i kërkuar babait të Lamine Yamalit që të mos e përshkallëzonte situatën. Falë ndërhyrjes së tyre, incidenti u shmang dhe nuk mori përmasa më të mëdha. Pas disa minutash tension, gjithçka u stabilizua dhe episodi u konsiderua i izoluar.

Pavarësisht shqetësimeve në tribunë, Mounir Nasraoui qëndroi në vendin e tij dhe ndoqi të birin deri në fund të ndeshjes, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll