Art&Argëtim

Futi në sherr Bleron dhe Getinjon, Labinot Tahiri i hedh benzinë zjarrit: Mund ta thërrasim për ta vërtetuar, s’e ndrysho

12 Shkurt 2020, 09:19 Nga DOSJA
Futi në sherr Bleron dhe Getinjon, Labinot Tahiri i hedh benzinë

KOSOVË– Treshja e këngëtarëve, Blero Muharremi, Getinjo dhe Labinot Tahiri janë përfshirë në një debat virtual, pas një deklarate nga ky i fundit, që nxiti konflikt. Labinot Tahiri gjatë një interviste të zakonshme në “Sing my song”, duke folur për bashkëpunimin me Getinjon dhe Blero Muharremin, ka rrëfyer se Blero nuk e donte reperin për këngën “Le t’kallet bota”, duke ndezur një sherr mes të dyve. Kjo ishte dhe arsyeja pse sot e kësaj dite, kënga ka mbetur pa videoklip.

Menjëherë pas kësaj deklarate erdhi dhe konfirmimi nga ana e reperit kosovar, Getinjo, që shkruante në rrjete sociale: Respekte shoku im. Ashtu është siç e ke thënë ti.

Mirëpo kjo nuk u mirëprit nga Blero, i cili reagoi ashpër në rrjete sociale: “Po më doket mua që paske harruar .Mu desht me të kthy përgjigje sepse ma dërgun linkun ku paske fol për këtë projekt, unë ti dhe Getinjo. Këshillë Lab, çdo histori i ka dy anët e medaljes. E që dëshiron të dalësh mirë para ‘Ferizajlive’, këtë e din bota, gjë që nuk është e keqe por në këtë rast jo e drejtë. Ktheva përgjigje 9fficiake sepse paske fol ti. Përndryshe dalim para kamerave flasim Lab i nderum. Të kisha këshillu me u marr me muzikë, siç do ishte dashur prej fillimi.”

Megjithatë Labinot Tahiri nuk është ndalur me aq, por përsëri i ka hedhur benzinë zjarrit, duke theksuar në “Prive”, se gjithçka është e vërtetë dhe nuk e mohon atë deklaratë.

“E kam thënë dhe mund ta thërrasim dhe Getinjon për ta vërtetuar. Çfarë të them ashtu është. Nuk konsultohem me askënd për atë që marr përgjegjësi dhe e them. Ashtu ka qenë dhe nuk e ndryshoj. Po të mos kishte qenë nuk e kisha përmendur. Ashtu ka qenë por e ka keqkuptuar kolegu ynë.”– është shprehur Labinot Tahiri për Prive.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bashkëpunim mes kengetareve blero muharremi getinjo këngë labinot tahiri le t'kallet bota bashkëpunim mes kengetareve blero muharremi getinjo këngë labinot tahiri le t'kallet bota

Sondazh

Poll