Art&Argëtim

Përsëri bashkë, Brad Pitt dhe Jen Aniston “ribashkohen fshehurazi” në festën private të Oscars 2020

12 Shkurt 2020, 09:02 Nga DOSJA
Përsëri bashkë, Brad Pitt dhe Jen Aniston “ribashkohen

Los Angelos- Jennifer Aniston dhe Brad Pitt u futën bashkë në festën e Oscars, megjithë pretendimet origjinale që dyshja morën pjesë në festa të ndryshme.

Pas ceremonisë më të rëndësishme të vitit në industrinë e filmit, Oscars 2020, në të cilin Brad fitoi çmimin e tij të parë për aktrim, dyshja Pitt dhe Aniston u paraqitën në festën e  famshme të “Guy Oseary”, e cila vitet e kaluara është pritur edhe nga Madonna.

“Aniston e uroi Pitt-in për fitoren e tij,”- tha një burim nga Insajderi për Page Six.

Dyshja nxiti sërish tifozët, pasi ata shijuan një ribashkim komod në ndarjen e çmimeve SAG muajin e kaluar, 15 vjet pas divorcit të tyre.

Jennifer Aniston mahniti të gjithë në festën e Oscars 2020 me një fustan të zi të hollë, i cili nxirrte ne pah këmbët e saj rrezatuese. Në sy binin dhe flokët e saj plot shkëlqim, që derdheshin natyrshëm mbi supe.

Muajin e kaluar, Jennifer dhe Brad rrëmbyen gjithë vëmendjen e fansave në mbarë botën, me gjestin e tyre të dashurisë, që treguan ndaj njëri-tjetrit, gjatë ndarjes së çmimeve SAG. Dyshja mbanin duart e njëri-tjetrit, sikur nuk do të donin t’i lëshonin kurrë dhe brohorisnin për fitoret e tyre.

Burimi: The Sun

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorët aniston dhe pitt brad pitt festa e oscars jennifer aniston oscars 2020 aktorët aniston dhe pitt brad pitt festa e oscars jennifer aniston oscars 2020

Sondazh

Poll