Art&Argëtim

Vajza iu arrestua me drogë, mamaja e Oriola Marashit jep këshilla prindërore pas kërcënimit të mediave: Rritini fëmijët

11 Shkurt 2020, 16:11 Nga DOSJA
Vajza iu arrestua me drogë, mamaja e Oriola Marashit jep këshilla

TIRANË– Xhoi Jakaj, mamaja e modeles shqiptare Oriola Marashi, për të cilën një natë më parë u lajmi publik se ishte ndaluar dhe arrestuar me drogë, ka bërë një shkrim ku jep këshilla prindërore. Sipas Jakajt, fëmijët duhen rritur me këmbë në tokë dhe duke u ushqyer dashuriën për vendin e familje, pasi ndryshe mund të gllabërohen nga bota kapitaliste.

Ndër rreshta Xhoi Jakaj shkruan se prindërit duhet t’i kujtojnë fëmijëve se familja dhe dijet janë dy pasuritë më të mëdha që nuk do t’i lënë kurrë në baltë. Gjithashtu ajo bën thirrje që prindërit të gjejnë kohë që t’u dedikojnë fëmijëve, sepse një ditë ajo kohë do t’ju kthehet kundër dhe do jetë vetë prindi që do të vuajë pasojat e një edukimi dhe rritjeje jot ë shëndetshme.

Shkrimi i plotë i Xhoi Jakajt

Vlerat që duhet t’u induktoni fëmijëve gjatë rritjes në një shoqëri të mbarsur me hipokrizi dhe të pavërteta. Disa rregulla të arta dhe të dobishme.Të rriten njerëz të vërtetë e me këmbë në tokë, por kjo vjen duke i ushqyer me dashuri për vendin, shkollën, familjen dhe njëri-tjetrin në çdo ambient, sepse bota kapitaliste e gllabëron ndjenjën njerëzore dhe zhvillon së tepërmi egoizmin dhe individualizmin që për një vend të vogël si yni nuk është aspak pozitive.

Edhe nëse bëhen të suksesshëm apo kanë probleme rrugës, kujdesuni në të njëjtën formë dhe shtri dorën tënde si prind se edhe kur është në majë të suksesit apo drejt dështimit, në të dyja rastet ka nevojë për këshillën e mbështetjen prindërore. Punoni duke e kultivuar me virtyte, edhe pse shoqëria në të cilën jetojmë po humbet shumë prej tyre, të paktën mundohu dhe kujtoja në mënyrë të vazhdueshme që të kesh parime dhe vlera njerëzore në personalitetin tënd është shumë më mirë se të kesh çdo lloj pasurie materiale rreth vetes.

Sa më shumë ta orientosh drejt punës së ndershme aq më pak probleme do keni në jetën tuaj, mirëqenia e arritur nëpërmjet sakrificave, të lumturon më tepër, dhe vlerën e saj e shijon gjatë. Kujtoja vazhdimisht që familja dhe dijet janë dy pasuritë më të mëdha në botë, që nuk të braktisin kurrë. Të dyja kanë lidhje të forta me njëra-tjetrën, sepse në familje ushqehet, dija, dëshira për librat, mirësia dhe vlerat e larta njerëzore, e po familja të ndërton personalitetin e të mbron krahët. Ndaj, që të keni fëmijë të shëndoshë për vete dhe shoqërinë, punoni vazhdimisht me ta. Koha duhet gjendur, se ndryshe gjithçka të kthehet kundra dhe do vuash pasojat e një rritjeje dhe edukimi jo të shëndetshëm, e kësisoj, ke prodhuar për vete e shoqërinë një problem social jo të thjeshtë për ta riparuar.

Një natë më parë, Gazeta Si bëri publik lajmin se modelja Oriola Marashi ishte arrestuar pasi në makinën me të cilën udhëtonte, të llojit “Audi” i ishin gjetur 1.9 gramë kanabis. Në momentin e ndalimit, Marashi ishte me fotografin Juxhin Kurti dhe një person tjetër të identifikuar si E. Krasniqi. Sipas të njëjtave burime, vetë Oriola ka pranuar në polici se është një konsumuese e hashashit prej një viti dhe se dy shokët e saj nuk kishin dijeni për lëndën narkotike që kishte modelja në makinë. Vetë mamaja e modeles kërcënoi mediat në lidhje me këtë lajm me padi, duke u shprehur se ishte një lajm i rremë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arrestohet oriola marashi oriola marashi xhoi jakaj arrestohet oriola marashi oriola marashi xhoi jakaj

Sondazh

Poll