Art&Argëtim

E pabesueshme/ 9-vjeçarja nga Gjermania, artistja më e vogël në botë që bën tatuazhe, si imazhe zgjedh majmunët

11 Shkurt 2020, 17:52 Nga DOSJA
E pabesueshme/ 9-vjeçarja nga Gjermania, artistja më e vogël

GJERMANI– Maya Lu nga Tengen, Gjermania e Jugut po çudit botën me aftësinë e saj edhe pse është vetëm 9 vjeçe.

Sipas mediave të huaja ajo është artistja e parë ne botë e tatuazheve, e cila mori në dorë gjilpërën që kur ishte vetëm dy vjeçe. Ajo tashmë numëron plot 7 vite punë dhe sipas mediave ajo ka studion e posaçme në Tengen, ku krijon dhe vizaton tatuazhe të nivelit të përparuar.

Prindërit e saj kanë thënë se Maja filloi karrierën e saj duke bërë shkarravitje në këmbët e prindërve dhe fillimisht përdori një mjet loder tatuazhi. Gjithashtu ata shtuan se vajza u rrit kryesisht, duke kaluar kohë në studion familjare dhe duke punuar për pasionin e saj.

Mamaja e saj dëshiron ta mbajë vajzën larg nga ndjenja e presionit nga aftësitë e saj artistike dhe nuk do të dëshironte që fëmija ta konsideronte tatuazhin si zgjedhjen e vetme të jetës.

“E veçanta e Majës është majmunët, pasi ajo është e dhënë pas krijimit të modeleve të ndryshme të majmunëve në tatuazhe”, ka thënë ajo.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete may lu may lu

Sondazh

Poll