Sport

Botërori 2026/ Kosova, në rast kualifikimi në Grupin B, me SHBA, Australinë dhe Paraguajin

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për Kupën e Botës 2026, gjithnjë në rast kualifikimi.

5 Dhjetor 2025, 22:21 Nga DOSJA

Botërori 2026/ Kosova, në rast kualifikimi në Grupin B, me SHBA,

SHBA - Dardanët fillimisht duhet të fitojnë dy përballjet në muajin mars për të siguruar një vend në Botërorin 2026, ka mësuar se mund të jetë në grupin B, së bashku me Australinë, Paraguajin dhe SHBA-në.

Tashmë, FIFA ka njoftuar edhe kalendarin e Kupës së Botës - ku Kosova fillimisht mund të përballet me Australinë në Kanada, më saktësisht në stadiumin “Vancouver”, më 13 qershor.

Gjashtë ditë më vonë, Kosova ndeshjen e dytë do ta ketë kundër Paraguajit në “Santa Clara”, ndërsa grupin do ta përmbyllë me ShBA-në në “Inglewood” më 25 qershor.

Por, Kosova fillimisht duhet të fokusohet te ndeshjet e play-off-it të muajit mars, ndaj Sllovakisë dhe në rast fitores, atëherë do të përballet në Prishtinë me fituesin e takimit Turqi - Rumani.

Ndeshja e parë zhvillohet në Bratsilavë më 26 mars, ndërsa finalja më 31 mars 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll